Banorët e fshatit Spathar që është pjesë e bashkisë së Librazhdit, kanë bërë një mbledhje urgjente me drejtues të lartë të bashkisë, që të shprehin hapur ankesat e tyre për problemin e rrugës së fshatit të tyre dhe mungesën e ujit të pijshëm.
Një ndër banorët tha se:
Spathari ka 2 vite që nuk ka as ujë e as rrugë, ndërsa sot gjasme do vijnë të shohin. Nuk besoj më asgjë...gënjeshtra të radhës. Nuk ka më, nuk do lëmë të kalojnë as fugona shkolle asgjë, do dalim para. Ca marrin ujë të tjerët do ti presim, s’ka më. Duam ujë, rrugën dhe energji elektrike.
Gjithashtu, banori shtoi se drejtuesit vendor e kanë marrë me shaka këtë histori, ndërsa theksoi se ata vetë e kanë ndërmend t’i shkojnë deri në fund zgjidhjes së problemeve të tyre.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.