Ndahet nga jeta kandidatja e PD-së për deputete

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2021, 15:40

PD ka bërë publik lajmin se është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme kandidatja për deputete, Ardita Gjyla. Para pak kohësh ajo ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë. Lajmi u bë me dije me anë të një postimi të PD, dega Lushnjë.

Postimi i plotë:

Lamtumire Ardita Gjyla! Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj. Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje. Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje. PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar. I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje. PD Dega Lushnje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit