AAK zëvendëson tre kandidatët e dënuar, zbulohen emrat e rinj

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.01.2021, 14:22

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin.

Kështu merr vesh Gazeta Express nga burime të saj brenda PZAP-së.

Përveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja. /Express/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit