Pasi i doli emri në përgjimet e Ndranghettës, Lali Leku, ka gjetur një mënyrë, ku pretendon se po fiton pikë si kryetar bashkie, duke hequr kështu edhe njollën e zezë. Ditën e sotme, Veliaj, ka takuar familjen e Klodian Rashës dhe bashkë me ta kanë mbjellur një ulli në parkun Europa.
Teksa kamerat e rrethonin, Veliaj është shprehur se sa të jetë gjallë do bëjë gjithçka për të vënë drejtësi, por për të askush nuk po vendos drejtësi deri më tani, edhe pse i pëlqenin shifrat 20%. Kjo propagandë e shëmtuar në momentin kur emri i tij është future në grumbulllin e mafiozëve i ka hije vetëm atyre personave që bëjnë gjithçka për të dalë mirë në sytë e publikut.
