“A pastrohen para në Shqipëri?”/ Rama: Po pastrohen, por këtu edhe emigrantët nuk blejnë dot shtëpi!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.01.2021, 12:26

Rama ka shpërthyer teksa është pyetur për Ndranghettën. Ai ka akuzuar gjithë gazetarët që vjellin vrer, por nuk ka pranuar asnjë akuzë për ata që përmenden në përgjime. Sipas Ramës pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm në të gjitha vendet, dhe se Shqipëria i ka të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin për verifikimin e pasurive. Madje sipas tij edhe emigrantët nuk blejnë dot shtëpi në Shqipëri, pa shpjeguar origjinën e të ardhurave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këto përgjime që ju i shisni si kapje në flagrancë mes mafias dhe mediave në Tiranë. E dini se pse është shprehur ambasadori italian, është se janë të mahnitur nga fakti që kjo është bërë një kauzë në kanale, për të bërë Shqipërinë copë nga duart e shqiptarëve. Nëse do të kishte diçka këtu do të kishte mbetur pa dalë atje, apo nuk do kishte ardhur këtu në çfarëdolloj forme. Merr letra nga dosje përgjimesh në Itali, dhe hidhi këtu, e bëj një dynja lëmsh me llafe, kush ia bën këtë vendit të tij. A ka pastrim parash në këtë vend? Po ka, a dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të rrepta, blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj, që të verifikohen se ku i gjen, gjë që ka çuar probleme me emigrantët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit