Lazio po mendon për portierin e ri, Strakosha drejt largimit nga bardheblutë e Italisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2021, 11:55

Momente të vështira për portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Prej disa kohësh ai nuk po gjen veten e tij te Lazio dhe në këtë mënyrë nuk po e shfaq dot veten ashtu siç duhet. Kjo e ka bërë portierin shqiptar që të mendojë për një ekip tjetër ashtu siç po mendon edhe Lazio. Sipas mediave italiane, gazetari Nicolo Schira ka njoftuar se Lazio ka nisur përpjkjet bashkë me Romën për blerjen e Marco Silvestrit, portierit të Hellas Veronës. Klubi i Lazios mesa duket nuk ka ndërmend të këmbëngulë për ta mbajtur Strakoshën, por mund ta nxjerrë në shitje që në këtë verë për të marrë shifrën e dëshiruar nga ikja e tij, teksa kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2022. Nga ana tjetër për Strakoshën ka disa klube të interesuar dhe ideja më e pëlqyer është kalimi në Premier League.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit