E qëlluan 5 herë me armë zjarri/ Detaje të reja: 27-vjeçari shqiptar merrej me boks

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2021, 09:40

Një ngjare tragjike u regjistrua pasditen e djeshme në Greqi, ku u 'eliminua' 27-vjeçari shqiptar Mario Metaj. Sipas mediave greke, ai është klinikisht i vdekur, pasi një plumb e ka kapur në pjesën e pasme të kokës. Sipas mediave vendase deri më tani policia greke ka arrestuar dy persona si të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje ndërsa gjendja shëndetësore e shqiptarit vijon të mbetet shumë kritike. Ndërkohë mësohet se 27-vjeçari Metaj ishte sportist boksi, dhe policia po shqyrton lidhjen e mundshme midis incidentit dhe një shkëmbimi të mëparshëm të armëve, si dhe një sulmi nga një i njohur i viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit