Vajza ‘sekrete’ e Putin tradhëton babain, bën follow në Instagram politikanin që akuzoi presidentin se e helmoi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.01.2021, 08:42

Vajza sekrete e Vladimir Putin ka bërë follow në Instagram, kundërshtarin politik të babait të saj, Alexei Navalny. Elizaveta, e cila numëron mbi 91,000 ndjekës në Instagram, u pa teksa ndiqte një video të shpërndarë nga lideri i burgosur i opozitës, ku ai ekspozoi 'korrupsionin' e Putinit.

Ajo është ende duke ndjekur Navalny në platformën e mediave sociale pavarësisht se kritiku i shquar i Putin u burgos, gjë që shkaktoi protesta masive në Rusi këtë fundjavë. Kujtojmë se lideri i opozitës e ka akuzuar Putin, se ai ka dashur ta vrasë. Këtë e lidh me helmimin që ai pësoi disa muaj më parë.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit