Policia shoqëron të riun për maskën, qytetari: Askush nuk e kishte vënë, e kapën atë se ishte vetëm

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2021, 01:35

Masat parandaluese ndaj Covid vijojnë ende të jenë në fuqi n vendin tonë. Të tilla masa janë mbajtja e maskës në ambiente të hapura, ruajtja e distancës sociale si dhe kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00. Në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre masave, policia ka vijuar aksionin dhe kontrollet e rrepta të qytetarëve që nuk i respektojnë ato. Një video ka mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania, ku një i ri është shoqëruar nga policia në Tiranë për shkak se nuk kishte vënë maskën. Siç shkruan qytetari, askush nga njerëzit përreth nuk e kishte vënë maskën, por policia vendosi ta shoqëronte të riun.

Mesazhi i mbërritur:

E kapen hajdutin, per masken. Po ne shesh asnje se kishte kshu e zuren ate djalin qe qe vetm se ne ishim me shoke, asnjoni se kish masken as un m shok, kapen ate djalin qe qe vetm. Anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit