Shkarkimi i papritur, Lampard thyen heshtjen: Ishte nder dhe privilegj të drejtoja Chelsean

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2021, 00:56

Ditën e djeshme “Blutë e Londrës ” vendosën të shkarkojnë Lampard për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Megjithatë tekniku anglez ka falenderuar tifozët dhe presidentin si dhe iu ka uruar suksese në të ardhmen.

Lampard shkroi:

Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhoj Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë.Së pari dua të falenderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua. Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit. Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjell klubin përpara dhe në vendin që i takon. Dua të falenderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese.I uroj klubit suksese në të ardhmen.

Burimi: goal.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit