Përgjimet e Ndranghetas/ Sipërmarrësi italian mbante 80 orë Rolex për dhurata, vallë e ka marrë Rama një të tillë?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.01.2021, 23:46

Në përgjimet e Ndraghetas ka dalë edhe emri i një sipërmarrësi i quajtur Antonio Gallo. Ai ka filluar të ndiqet penalisht për pastrim parash në Itali. Lidhur me skandalin e përgjimeve të Ndrangetës, gazetari Artan Hoxha ka komentuar përgjimet ku ka treguar detaje lidhur me sipërmarrësin ne fjalë. Sipas Hoxhës, bazuar në informacionet e policisë italiane, Gallo mbante në Shqipëri të paktën 80 orë të llojeve Rolex që i përdorte për dhurata, duke shtuar edhe detaje lidhur me hyrjet e daljet e ‘bossëve’ të mafias italiane në Shqipëri.

Gazetari tha:

Gallo kishte 80 orë Rolex që i përdorte për dhurata. Vetëm ajo që i është gjetur “cash”… Gallo ka vite që vinte në Shqipëri, sidomos 3 vitet e fundit. Ka ardhur në Shqipëri. Ka ardhur dhe ka arritur që të gjejë pikat e “presionit”. Ndrangheta ka ardhur dhe më parë në Shqipëri, nuk është hera e parë. U gjetën njëherë projektet e hidrocentralit të Gomsiqes.

Vallë, fakti që sipërmarrësi Gallo ka vite që hyn dhe del në Shqipëri dhe që bën të tilla dhurata, mos ka ndonjë lidhje me orën Rolex me diamante që mban Rama?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit