Tenderi luksoz për pushimet e pushtetarëve/ Tv dhe shtrydhëse frutash për Shtëpitë Qeveritare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2021, 20:52

Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare qeveria ka vendosur të hapë një tjetër tender të ashtuquajtur luksi, për të garantuar pushime komode në shtëpitë e pushimit nën administrimin e qeverisë. Drejtoria e Shërbimeve ka menduar të shpenzoje 1.7 milionë lekë të reja për blerjen e paisjeve elektroshtëpiake. Sipas oranews kërkesa ka të bëjë me televizorë, fshesa me korent apo shtrydhëse frutash. Të gjitha këto duhet të jenë paisje cilësore dhe moderne. Ndër produktet e luksit që kërkohen janë edhe 4 smart TV 50 inch ultra high definition me bluetooth, wireless, USB por nuk mungojnë edhe kërkesat për 7 televizorë 43 inch dhe 3 të tjerë 40 inch me cilësi 4K, mega kontrast, smart TV dhe wireless. Drejtoria kërkon gjithashtu 9 tharëse flokësh me 6 nivele temperature e shpejtësie si dhe me buton për ajër të ftohtë. Për shtëpitë e pushimit kërkohen 3 hekur me kaldajë, me fuqi 2100 W, 1.8 litra depozita dhe fshesë e vogël dore me korrent. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kërkon edhe 2 copë frulator, 4 blender professional me pjesë që mund të lahen në lavastovilje. Një aksesor tjetër të cilin e konsiderojnë të nevojshëm është edhe hekuri me avull, shtrydhesja e frutave por edhe tharësja e rrobave. Nuk dihet arsyeja e një vendimi të tillë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit dhe në kohën kur duhen dhe 5 muaj që të vijë sezoni turistik.

tender

tender

tender

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit