Dalin bisedat e përgjuara të Nikut me italianët: Nja dy tendera 60-100 milionë euro…

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2021, 20:04

Përgjimet e antimafias italiane ndaj disa sipërmarrësve dhe politikanëve (përfaqësuesve të grupit kriminal Ndrageta) kanë nxjerrë në pah skemën e korrupsionit në Shqipëri për të dhënë tendera dhe koncesione. Në përgjimet e zbardhura ditët e fundit del se për të qenë fitues i tenderave apo koncesioneve duhet që të bashkëpunosh me investitorët që kanë monopolin në Shqipëri dhe se 20% të shumës së fitimit duhet ta marrë “sekseri”, që siguron lidhjet me qeverinë apo zyrtarët e lartë.

Në përgjimet e antimafias shqiptare del edhe një person investitor shqiptar që është pranë personave me pushtet në Shqipëri dhe mund të sigurojë fitimin e tenderave. Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur skemën se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Një nga sipërmarrësit e përgjuar (pjesë e grupit Ndrangheta) e krahason Shqipërinë me Kalabrinë e viteve ‘60. Mes bisedave të përgjuara, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo (i njohur si princi) dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto, të cilët janë njëkohësisht edhe sipërmarrës.

PËRGJIMET

Përgjimi i datës 5 maj 2017, ora 17:06, kohëzgjatja 15 minuta e 5 sekonda. Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto, i pranishëm Ercole d’Alessandro, financieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri, e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole d’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo: Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin… i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antonio Gallo: Duhej bërë deri në njëfarë date, por nuk kishte problem, ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: (i referohet djalit të Ercole d’Alessandro, ortak i sipërmarrjes në Shqipëri). Atëherë, i thuaj djalit tënd që më 22 të bëjë inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole d’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06:40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7:05 mbërrij në Fiumicino, e më 9:25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10″50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Antonio Gallo: Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur, bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë, duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.

Përgjimet e datës 7 korrik 2017, të përgjuarit nxjerrin në skenë një eurodeputet, që sipas tyre mund të influencojë në Shqipëri kundrejt 5% të aksioneve.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte edhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico, thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europian mund të krijojë kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh, korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq… Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Enteve, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po, po, është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios, ai di si t’ia dalë…

Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet edhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.

Ercole d’Alessandro: Nëse hyn ministri, ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Antonio Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

Ercole d’Alessandro: Jo, jo, jo, po kujt shqiptari? Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme, e ka një sërë takimesh, mes të cilëve dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapë një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë një vend për të qëndruar… Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra, sa të bëhet qeveria, do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017, ora 9:24 min e 37 sec.Në kokën e faqes numër 618 shkruhet: Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.

Antonio Gallo: Ai është shqiptar, është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Antonio Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Antonio Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjitha spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm.

Antonio Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Antonio Gallo: Po, ka shkuar.

Tommaso Brutti: Si një muaj… një muaj

Antonio Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet, por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua, por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur. (Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar)

Antonio Gallo: Atëherë, kam folur me këtë mikun tim, Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Antonio Speziali: Realitet.

Antonio Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para, pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Antonio Speziali: Apartamentet…

Antonio Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky konstruktori.

Antonio Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Tommaso Brutti: Për atë Perëndi, në qendër të Tiranës?

Antonio Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë dhe e di sa është kostoja e vërtetë? 510 euro.

Antonio Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze…

Tommaso Brutto: A mund të flasim me këtë Nikun?

Antonio Gallo: Nëse je në Romë, më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha, por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Biseda, datë 29 nëntor 2017, ora 18:08.33, kohëzgjatja 5 minuta 09 sekonda Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo. Objekt i bisedës, hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqendrohet te bizneset në Shqipëri dhe flet edhe për Nik.

Claudio Larussa: Eh, por nuk arritëm në kohë… bëmë gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë, do të marrim në telefon e do takojmë, është i mirë ky (i referohet Nik shqiptarit)..

Antonio Gallo: Po të thashë, ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group), atë të oksigjenit, nuk është një leckaman…

Claudio Larussa: E ai është Presidenti?

Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Maqedoninë, është President i gjithë grupit, jo administrator…

Claudio Larussa: E ka raporte, ka raporte…

Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…

Claudio Larussa: E ti tani kur do të shkosh?

Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj, jo më parë, në janar them..

Claudio Larussa: Në janar flitet tani…

Antonio Gallo: Unë i kam shpjeguar Toto (i referohet Antonino Speziali, sipërmarrës) se kemi folur me Nik e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qendër, e banka nuk i financon më… E nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion, atje merren katër, pesë mijë euro për metër2, ose gjashtë mijë….

Claudio Larussa: Interesante kjo…

Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakëri…

Claudio Larussa: Jo, duhet të bëjmë një fond, një fond siç e kam unë…

Faqja 643, përgjimi datë 19.02.2018, ora 14:40, kohëzgjatja 2 minuta

Vendndodhja: Shqipëri Biseda është mes Antonio Gallo, sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez e shqiptarit Nik.

Nik: Çimento… ai merret me ndertim.

Saverio Brutto: Po.

Antonio Gallo: Po e bën CALME çimento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)… Merr tenderë… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?

Nik: Punime bën? Apo…

Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…

Nik: Në kuptimin që a bën autostrada.

Antonio Gallo: I bën të dyja…

Nik: Apo shet vetëm materiale?

Antonio Gallo: Shet materiale

Saverio Brutto: Shet materiale

Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..

Nik: Nëse shet vetëm materiale, nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy-tri fabrika çimento këtu që kanë ekskluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion, pashë dy gurore të mëdha…

Nik: Dhjetë gurore, por nuk është e thënë se nuk bëhet… Njëri mund të merret me çimento, tjetri me guroren, meqë janë keq, sillet impianti e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin, pra, që bën punime me çelësa në dorë, atëherë është më mirë, pasi arrihet vërtet… rrugët.. Punoni bashkë…

Antonio Gallo: Bën edhe këtë… Herës tjetër kur të vijmë…

Nik: Nja dy tendera…

Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?

Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro ,varet se në çfarë gjendje je me financimet..

Antonio Gallo: Po, këta janë mirë..

Nik: Nëse janë mirë, ka gjë tjetër për të bërë..

Antonio Gallo: Grataçelat më the…

Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP, autostradë, koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo: Jo po është një tjetër mik që… Janë disa persona, është një mik që ka fonde (me qëllim investimi Larussa-Gallo në Shqipëri).

Nga Mariglen Kume për panorama

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit