Veliaj i shmanget gazetarëve nga frika e pyetjeve për “Ndrangheta”, por harron bicikletën rrugëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2021, 19:06

Kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë kyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për skandalin e përgjimeve të antimafias italiane nga frika se nëse prononcohen para kohe, dosja ende e pazbardhur mund t’iu hapë probleme. Këta të fundit kanë refuzuar t’u përgjigjen ditën e sotme gazetarëve që ndodheshin tek hyrja e selisë së PS-së. Erion Veliaj si gjithmonë ka ditur të jetë më qesharak dhe me biçikletëne tij të “famshme”, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë ka zgjedhur derën e pasme dhe biçikletën e ka harruar tek dera e PS-së. Ndërkohë, gazetarja Ambrozia Meta që gjendej aty, ka publikuar disa pamje në llogarinë e saj të “facebook”, ku shfaqet biçikleta e braktisur të cilën është kujtuar ta marrë më pas një punonjës i bashkisë, i cili ndodhta është dërguar nga Veliaj. Sidoqoftë, deri më tani Veliaj ia ka arritur t’u shpëtojë mikrofonave për skandalin e 20% të lejeve të Ndranghetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit