Pas Messit PSG synon Sergio Ramos, ofron dyfishin e parave që dha Real Madrid

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.01.2021, 16:04

Për Lionel Messi-n po përflitet shumë kohët e fundit mundësia e një kalimi tek PSG. Por mesa duket në synimet e presidentit të PSG është edhe Sergio Ramos. Kjo pasi Real Madrid nuk ka gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës që i mbaron më 30 qershor të këtij viti. Në fillim problemi lidhej me pagën, por distancat ekonomike dhe vendimi i klubit dhe kapitenit për të mos ndërmarrë hapa për t’u afruar kanë sjellë edhe ngërçe të tjera. Mbrëmjen e djeshme klubi francez ka paraqitur një propozim që duhet marrë seriozisht: 15 milionë euro në sezon deri në vitin 2024. Që i bie pothuajse dyfishi i parave të ofruara nga Real-i. Ecuria ngelet për t’u parë nga përgjigjja që do të japë Ramos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit