Rrëmbeu një grua në Klinë, autori kishte përdorur edhe dhunë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.01.2021, 12:41

Është arrestuar një person në Klinë pasi që ai e kishte rrëmbyer një femër dhe ndaj së cilës kishte ushtruar edhe dhunë fizike.

Viktima kishte arritur që të ikte nga duart e të dyshuarit dhe më pas është paraqitur në polici, transmeton IndeksOnline.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Rrëmbimi sipas policisë, ka ndodhur të shtunën në orën 20 e 20 minuta./IndeksOnline/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit