Pëlqen Anën dhe Melisën/ Kush është konkurrenti i ri biond me sy bojëqielli që iu bashkua emisionit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2021, 10:03

Mbrëmjen e kaluar pas largimit të Teas dhe Andit, emisionit iu shtuan dy konkurrentë të rinj, një vajzë dhe një djalë që duket se do të shkaktojnë shumë trazira dhe debate te pjesa tjetër e konkurrentëve. Vajza quhet Antonela Berisha, 24 vjeçe dhe tregoi se jeton në Itali e se merret me dizajn. Ndërsa djali quhej Rinian Leka, 33 vjeç, që po ashtu jetonte në Itali dhe ishte rikthyer në Shqipëri prej pak kohësh. Ai tha se kishte pasur një lidhje për një kohë të gjatë dhe se prej më shumë se 1 muaji ishte beqar. Riniani u shpreh se ka krijuar një pëlqim për Melisën dhe Anën, ndërsa Sindin e lishte me pikëpyetje. Por jo vetëm kaq gjatë prezantimit të tij, Riniani tregoi se vetëm Atdheun e konsideron si konkurent më të fortë dhe ndoshta si kundërshtarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit