Njeriu më i paguar nga YouTube për vitin 2020 është vetëm 9 vjeç

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2021, 08:11

Një djalë nëntë vjeç është shpallur si YouTuber më i paguar i këtij viti nga revista Forbes . Për vitin e tretë radhazi, Ryan Kaji ka arritur të ruajë vendin e tij si më i miri i platformës. YouTuberi fitoi 29.5 milion dollarë nga kanali i tij në YouTube 'Ryan World' në vitin 2020, pavarësisht nga një tërheqje e reklamave të fëmijëve që i shkurtoi të ardhurat.

Ryan Kaji, emri i vërtetë i të cilit është Ryan Guan, filloi të bënte video në YouTube në 2015 kur ishte vetëm katër vjeç. Me 12.2 miliardë shikime, kanali i tij është i famshëm për review e videove dhe lodrave, çpaketimet e tyre, si dhe eksperimentet shkencore DIY. Sakaq, nuk mungojnë as videot edukative për fëmijët se si të lajnë dhëmbët dhe gjëra të tjera nga historia dhe gjeografia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit