Hetimi për zhdukjen e biznesmenit italian në Pukë, dyshohet se po shpërndante para të jashtëligjshme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.01.2021, 01:52

Prej disa ditësh vijojnë hetimet për zhdukjen e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli në Pukë, më datë 6 janar. Prokuroria shqiptare i ka zgjeruar pistat hetimore në lidhje me ngjarjen. Dyshohet se ai është 'eliminuar' pasi është grabitur, dhe sipas hipotezave ai po shpërndante paratë e fituara në mënyrë të paligjshme nga emigrantë shqiptarë. Para të cilat gjeneroheshin nga tregtimi i 'mallit'. Grupi hetimor shqiptar dyshon se Pecorelli mund të jetë 'eliminuar' nga persona që ishin në dijeni të lëvizjeve të tij.

Sipas ABC, policia shqiptare nuk ka vlerësuar me kujdes vendin e ngjarjes pasi mbetjet njerëzore janë konstatuar vetëm një ditë më pas, kur makina e djegur e Pecorellit ishte sjellë në komisariat. Kështu puna hetimore është vështirësuar nga dëmtimi i provave. Kujtojmë se edhe në Itali po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa autoritetet italiane e quajnë vrásje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit