Bilanci/ Katër aksidente, një viktimë dhe 10 të plagosur brenda 4 orësh në rrugët e Shqipërisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.01.2021, 00:37

E diela sollli katër aksidente dhe 10 persona të plagosur vëtëm gjatë mbrëmjes. Gjithashtu u regjistrua edhe një viktimë. Aksidentet ndodhën në harkun kohor prej 4 orësh duke përfshirë qytete si nga Rrogozhina në Elbasan, Pogradec dhe Vlorë. Në orën 18:30, një ambulancë u përplas me një makin tip "benz" në Rrogozhinë, ku mbetën 6 të plagosur. Në aksin Peqin-Elbasan në fshatin Bishqem rreth orës 20:30 u përplasën një “Land Rover” me një “Benz” ku u shënuan 3 të plagosur, njëri rëndë për jetën. Pasi pak minuta më pas, rreth orës 21:00 në Vlorë u regjistrua një tjetër aksident me një të plagosur.

Gjithashtu rreth orës 21:40 në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Buçimas u përplas për vdekje një 48-vjeç ar dhe drejtuesi i mjetit u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit