Aksident tragjik/ Automjeti përplas këmbësorin, ndërron jetë 48-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2021, 22:56

Disa çaste më parë është regjistruar një aksident tragjik në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buçimas. Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor me iniciale P. GJ. dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Ndërkohë, sipas të dhënave të policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit. Vlen të theksohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi ingjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit