Detaje/ Vrasja e 32-vjeçarit në Durrës, dyshohet se i riu kishte të kaluar kriminale

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2021, 21:20

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi. Ai mbeti i ekzekutuar në vendngjarje. Ndërkohë deri më taniu nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, ndërsa policia ka ngritur disa pista për të hetuar vrasjen e tij. I riu ishte me precedent penal jashtë Shqipërisë, çka ngre dyshime në lidhje me ndryshimin e emrit. Nga të dhënat paraprake mësohet se e shkuara e tij kriminale lidhet me probleme jashtë vendit. Pista e parë ku po hetohet ka të bëjë me konflikte jashtë shtetit.

Pista e dytë është prishja e ndonjë pazari dhe pista e tretë është ndonjë sherr i ditëve të fundit që mund të ketë çuar deri në këtë pikë. Në momentin që dëgjuan breshërinë e të shtënave të kallashnikovit, qytetarët që ndodheshin në lokal dolën me shpejtësi jashtë. Gjashtë prej qytetarëve janë shoqëruar për t’u pyetur nëse i kanë parë autorët dhe detaje të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit