Nga e hëna në Kosovë borë, temperaturat deri në minus katër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.01.2021, 17:56

Gjatë së hënës është parashikuar të jetë mot i vranët në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se është parashikuar që në viset e ulëta të ketë reshje shiu ndërsa në ato të larta pritet të bie borë.

IHMK-ja njofton se nga e marta pritet të ketë borë edhe në viset e ulëta derisa temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 2 deri 8 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s”, thuhet në njoftim.

Koha.net

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit