Qytetarja denoncon: Kunati dhunon motrën time çdo ditë, është alkoolist nuk i jep divorcin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2021, 17:19

Dhuna në familje është një fenomen i përhapur në shoqërinë tonë dhe dita-ditës po “shtohet” akoma më shumë në Shqipëri apo edhe emigrantët jashtë shtetit. Vlen të thuhet se dhuna në familje është një sjellje e udhëhequr nga nevoja për të pasur kontroll, e cila mund të nisë nga kërcënimet, telefonatat bezdisëse, ndjekje dhe në rastin më të keq deri në vdekje. Disa çaste më parë pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, ka mbërritur një mesazh i një qytetare e cila shprehet se motra e saj që jeton në Greqi dhunohet nga bashkëshorti alkoolist çdo ditë, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve që ta ndihmojnë në mënyrë që t’i drejtohen një institucioni që mund të marri përsipër këtë rast.

Më konkretisht, qytetarja është shprehur se:

Pershendetje kam nje shqetesim te madh, kam nje moter ne greqi pa dokumenta qe 7 vite, ka problem me bashkeshortin e saj perveq se nje alkolist i madh dhe njeri i keq nuk i jep divorcing motres sime dhe ushtron dhune gjdo dite. Kush mundet te me ndihmoje te drejtohemi nje institucioni qe seriozisht e merr ne dore kete rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit