“Sa e varur je nga s*ksi”/ Ana ‘bën lëmsh’ fansat me përgjigjen: Pyesni Bardhin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2021, 13:54

Ish-konkurrentja e Përputhen Ana Leshi vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përjashtimit të saj nga programi. Para pak kohësh Ana pati publikuar disa foto me reperin e njohur kosovar Bardhyl Idrizi, çka bëri që shumë fansa të aludonin për një romancë të mundshme mes tyre. Por reperi i hodhi poshtë këto pretendime, ku deklaroi se ishte single. Madje edhe vetë Ana e pati mohuar një gjë të tillë kur ishte pjesë e emisionit Përputhen. Ajo pati deklaruar se me Bardhin njiheshin prej kohësh për shkak të menaxherit të tij dhe se po bashkëpunonte me reperin në lidhje me disa projekte.

Ana u shpreh:

Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë.

Por në një intervistë të fundit në “Prive”, Ana ka bërë një deklaratë ‘bombë’. Teksa iu përgjigj pyetjes së një fansi se sa e varur ishte nga seksi nga 1 në 5, ajo tha: “Pyet Bardhin”, çka implikon një lidhje të mundshme intime me reperin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit