Skenaret e mundshme nëse Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje, flet eksperti amerikan

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.01.2021, 13:15

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Serwer, marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e sheh si një sjellje normale në një sistem parlamentar. “Më duket sjellje normale në një sistem parlamentar. Asgjë e pazakontë”, ka thënë ai për gazetën “Bota sot”.

Ai ka folur edhe për vendimin e institucioneve të Kosovës, që të mos e lejojnë Kurtin të garojë në zgjedhjet e reja. Sipas tij, vendimin për ndalimin e kandidimit, institucionet duhet ta marrin në përputhje me ligjin.

Serwer shprehet se nuk e di nëse VV-ja dhe Osmani do të fitojnë zgjedhjet nëse Kurtit i ndalohet kandidimi.

“Nuk e di. Ata mund të bëjnë më mirë nëse ai nuk lejohet të kandidojë. Por, institucionet e Kosovës duhet ta marrin këtë vendim në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre”, ka thënë më tej.

Eksperti amerikan mendon se edhe nëse nuk do të jetë kryeministër, Kurti mund të ushtrojë ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë.

Sipas tij, në disa vende, udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat.

“Do të theksoja gjithashtu: nuk keni pse të jeni në karrigen e kryeministrit për të ushtruar ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë.

Në disa sisteme parlamentare udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat”, ka shtuar Daniel Serwer.

/tpz

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit