Në vetmi dhe mjerim total/ 54-vjeçari kërkon ndihmë: Dua të ha diçka dhe të takoj vajzën që s’e shoh prej 4 vitesh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2021, 02:15

Teksa dimri i ashpër ka mbërthyer gjithë vendin, Korça është një nga qytetet që dallohet për numrin e lartë të vizitorëve. Por nga ana tjetër dimri është një problem serioz për shumë familje, të cilat nuk kanë përkrahje dhe mundësi për të përballuar jetesën. I tillë është edhe një 54-vjeçar, i quajtur Dionis Tomorri, i cili jeton në një kasolle me dru dhe të rrethur me mushama. Atij i ka ndërruar jetë bashkëshortja, dhe pasi ka martuar vajzën, ka mbetur vetëm dhe mbijeton me vetëm 17 mijë lekë të vjetra asistencë, plus diçka të vogël që nxjerr duke çarë dru apo duke pastruar oborret e shtëpive të komshinjve.

Ai shprehet:

Kam 5 vjet që jetoj i vetëm, në kushte të tilla, të vështira, dhe tani është shumë ftohtë. Kërkoj një dhomë, ku të lahem, dhe të takoj vajzën pas 4 viteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit