Manchester City ‘zgjohet’ në minutat e fundit! Shmang turpërimin ndaj skuadrës së kategorisë së katërt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2021, 21:39

Manchester City ishte nëntë minuta larg largimit nga FA Cup, por golat e vonë në pjesën e dytë e shpëtuan. Djemtë e Guardiolës arritën të fitojnë ndaj Cheltenham (ekip i ligës së katërt) me rezultatin 1-3. Goli i parë erdhi nga vendasi në minutën e 15-të të pjesës së dytë kur May Alfie shënoi pas një rivënie anësore. Por vendasit i rezistuan sulmeve të Manchester City deri në minutën e 81-të ku Phil Foden do të shënonte golin e barazimit. Por Manchester City nuk e la me kaq pasi goli i dytë erdhi në minutën e 84-të me anë të Jesus, ndërsa ai i treti dhe vendimtari erdhi në minutën e katër shtesë të ndeshjes me anë të Torres. Kjo fitore e dërgon në rrethin e 5-të të FA Cup e ku do të përballet me Swansea City.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit