Interi ‘ngec’ kundër Udineses, humb mundësinë për të qenë kampion dimëror në Serie A

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2021, 20:59

Zikaltërit e Interit edhe mbrëmjen e sotme nuk ishin në formën e tyre më të mirë edhe pse tentuan disa herë për një gol që do të shërbente shumë për pikët në Seria A. Kjo pasi Interi barazoi me rezultat 0-0 kundër Udineses në kuadër të ndeshjeve të 19-ta të Serie A. Edhe pse zikaltërit e dominuan këtë takim ata nuk arritën që të fitojnë dhe kështu të shpallën kampion dimëror i Serie A. Lautaro Martinez ishte ai që shënoi një gol në minutën e tetë, por u detyrua ta ndërpriste festën teksa arbitri e anulloi golin për pozicion jashtë loje. Përpjekjet e tjera ishin të kota pasi ndeshja përfundoi pa gola për të dyja skuadrat. Sikur të mos mjaftonte kjo tekniku Antonio Konte u penalizua me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit Fabio Mareska. Interi pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ia doli do të shënonte në portën e Udinese dhe tani e sheh veten dy pikë larg kreut, që mbahet nga Milani

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit