Ishin duke pirë kafe bashkë, vlonjati plagos me thikë mikun e tij në tavolinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2021, 20:14

Një 42-vje4çar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi u qëllua me thikë nga një person tjetër. Mësohet se dy të njohur të cilët ishin duke konsumuar një kafe janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe debati mes tyre ka agravuar në përdorimin e mjeteve prerëse (thikë). I plagosuri me iniciale A.B ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit