Shqipe Hysenaj e cila është bërë tashmë një ndër personazhet më të komentuara në vend, ka dhënë disa deklaratë më shumë lidhur me jetën e saj. Në një emision televiziv ajo është pyetur sërish lidhur me virgjërinë, ndërsa kësaj radhe ka surprizuar me përgjigjen e saj. Kujtojmë se po në një emision televiziv, Shqipja deklaroi se është e virgjër vetëm në vesh, ndërsa në një story të publikuar në rrjetin e saj, Shqipja u përgjigj: “Kush tha që e kam humbur?"
Por kjo pyetje i është bërë sërish në një emision televiziv, ndërsa kësaj radhe ajo na ka habitur të gjithë duke deklaruar: “Po, nuk i dihet.” Kujtojmë se ajo u përjashtua nga emisioni për shkak të fjalorit të papërshtatshëm si dhe shprehjeve bullizuese ndaj konkurrentëve të tjerë. Ndërkohë edhe pas gjithë kësaj, ajo ka marrë shpesh vëmendjen e mediave rozë.