Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2021, 14:04
Ditën e sotme "Corriere dello Sport" publikoi disa lajme se mes Interit dhe Real Madridit kishte përplasje, pasi zikaltërit nuk kishin paguar ende këstin e parë për Achraf Hakimin. Dhe sipas italianëve, klubi i Realit po mendonte ta rikthente përsëri lojtarin e tyre pasi edhe pse kontrata është nënshkruar që në muajin dhjetor ai ende nuk e kishte marrë këstin e parë të transfertës. Por në lidhje me këto lajme ka reaguar menjëherë klubi i Los Blancos duke e përgenjështruar duke thënë se këto lajme janë të pavërteta dhe klubet kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre.
Deklarata e klubit:
Në lidhje me informacionin e botuar sot nga “Corriere dello Sport” mbi tensionet e pretenduara midis klubit tonë dhe Inter, Real Madrid dëshiron të nxjerrë në pah se si ky informacion është absolutisht i rremë. Real Madrid kurrë, në asnjë kohë, nuk ka bërë ndonjë kërkesë për garanci ndaj Interit siç pretendon gazeta. Kushtet e pagesës së Hakimit për Interin janë pjesë e marrëdhënieve kontraktuale normale midis klubeve. Dhe për më shumë me Interin, një klub me të cilin Real Madrid gjithmonë ka mbajtur dhe ruan marrëdhënie të shkëlqyera dhe një klub historik e miqësor.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR