Vrasja e dyfishtë e Shpëtimit dhe Teuta Pashos, bashkëshortët shqiptarë të copëtuar në nëntor 2015 dhe të vendosur në katër valixhe të gjetura midis 10 dhe 16 dhjetor të këtij viti në një fushë pranë Burgut fiorentin i Sollicciano, ende mbetet një enigmë pasi e arrestuar për këtë ngjarje, Elona Kalesha ish e dashura e djalit të çiftit ende nuk ka folur. Por mediat italiane kanë zbuluar një detaj tjetër në lidhje me këtë ngjarje. Në fund të tetorit, domethënë, disa ditë para se i dashuri i saj i atëhershëm të lirohej nga burgu, dhe ndërsa vjehrrit e saj ishin në Firence, ajo ndërpreu një shtatzëni.Por nuk ka asnjë detaj se i kujt ishte foshnja që nuk erdhi në jetë. Ajo thotë se nuk ka asgjë të çuditshme në lidhje me atë abort, sepse dyshohet se kishte folur me Taulantin gjatë një takimi në burg.