Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2021, 12:24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në liqenin e Ulzës. Mësohet se rreth orës 22:15 shtetasi me iniciale A.C dyshohet se është vetëmbytur se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë. Sipas familjarëve, 23-vjeçari vuante nga depresioni. Ndërkohë forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni. Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR