Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, Italia nis hetimet për vrasje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.01.2021, 12:10

Vijojnë hetimet për zhdukjen e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli në Shqipëri. Mediat italiane bëjnë me dije se në Itali ka nisur hetimi për vrasje. La Nazione thekson se policia në Shqipëri vazhdon ta konsiderojë zhdukjen e 45-vjeçarit një ngjarje aksidentale. Por prokuroria italiane ka vendosur kontaktet me gjykatën dhe policinë, si dhe ka marrë në pyetje partneren shqiptare të biznesmenit italian. Prokurorët bëjnë me dije se po hetohen të gjitha. Ndërkohë ajo që ka mbetur e pazbuluar dhe mister, është pikërisht devijimi i rrugës kur ai doli nga Puka, që ka ngritur dyshime te policia. Nga ky moment Davide Pecorelli nuk kishte më kontakte dhe nuk dihet nëse ai doli nga makina pasi ajo mori flakë apo jo. Ditët e fundit është zbuluar gjithashtu se nuk kishte aktivitete në zonë që mund të ndihmonin hetuesit përmes kamerave të sigurisë.

Disa objekte nga Davide Pecorelli u gjetën në automjet, duke përfshirë orën e tij, telefonin celular dhe, me sa duket, gjithashtu një unazë që duket të jetë e pranishme në një nga imazhet e mbledhura në vendin ku ndodhi zjarri i automjetit.

Burimi: lanazione| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit