Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër Covid

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.01.2021, 11:42

Themeluesi i kompanisë Microsoft dhe miliarderi i njohur, Bill Gates ka bërë të ditur në “Twitter” se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid. Gates tha se ndihet shumë mirë pas vaksinës dhe se ky ishte avantazhi i të qenit 65-vjeç. Ai falenderoi të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë që bënë të mundur zhvillimin e një vaskine.

Gates u shpreh:

Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19.

Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka marrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit