Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes 28-vjeçarja nga Ferizaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.01.2021, 10:56

28-vjeçarja nga Ferizaj, Floriana Musliu, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive.

“Te Zotit jemi dhe tek ai do te kthemi. Shok dashamir para pak qastesh ia derzoi shpirtin Zotit Floriana Musliu vajza e Mialim Musliut(vajza e djalit migjes). Varrimi eshte ne fshatin Sadovine e jerlive ne ora 15:00”, ka shkruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit