Varianti i ri i Covid-19/ Sa të mbrojtur jemi nëse mbajmë dy maska?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2021, 08:13

Varianti i ri COVID-19 vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe ka ekspertë shëndetësorë që rekomandojnë një strategji të re për të parandaluar infeksionin. Rezultatet nga studimet e reja sugjerojnë se mbajtja e një maske shtesë mund t'ju mbrojë më mirë nga infeksioni, sesa të vishni vetëm një. Tipi i ri i COVID-19, i identifikuar për herë të parë në MB vitin e kaluar, tani është zbuluar në të paktën 20 shtete. Aktualisht nuk ka asnjë provë që këto variante shkaktojnë sëmundje më të rëndë ose rrisin rrezikun e vdekjes, por numri në rritje i rasteve do të ngarkojë më shumë zyrtarët shëndetësorë. Ekspertët e sëmundjeve infektive Baystate thonë se mbajtja e dy maskave mund të ulë pak shanset tuaja, por në fakt mbajtja e një maske siç duhet është me të vërtetë gjithçka që ju nevojitet.

“Ka kuptim që nëse keni më shumë shtresë midis jush dhe virusit, aq më pak shanse keni për tu prekur nga virusi. Por nëse keni një maskë me cilësi të lartë dhe e keni veshur siç duhet, do të ishte edhe më mirë, ”tha Dr. Esteban DelPilar, një specialist i sëmundjeve infektive Baystate Health.

Në inaugurimin e së mërkurës, ish-kandidati presidencial Pete Buttigieg ishte një person i parë në inaugurimin me dy maska. Studimet e fundit tregojnë se mbajtja e një maske mund të parandalojë infeksionin COVID-19 deri në 17 për qind.

Burimi:wwlp. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit