Numri i lartë i të prekurve me Covid-19 dhe varianti i ri i Covid kanë bërë që Belgjika të marrë disa masa ekstreme. Alexander De Croo ka njoftuar se kufijtë e shtetit do të mbyllen deri më 1 mars, për të gjithë ata qytetetarë që do udhëtojnë për arsyeje jo parësore.
Më konkretisht, ai është shprehur se:
Sipas tij, mbyllja është shkaktuar kryesisht nga varianti i ri i Covid, i cili është shumë më i transmetueshëm se Covid-19. Personat që udhëtojnë për biznes do të kërkohet të kenë dy teste negative. Njëri do të bëhet në vendin nga i cili po largohen dhe tjetri kur të arrijnë në Belgjikë. Ndërkohë, nga e mërkura deri më 1 mars, belgët nuk do të jenë në gjendje të largohen nga kufijtë e vendit të tyre përveç rasteve shumë serioze në lidhje me shëndetin dhe punën. Udhëtimi për pushime është i ndaluar, ndërsa shkelësit do të gjobiten. Kujtojmë se Belgjika, një vend me 11.5 milionë banorë, ka regjistruar më shumë se 20,000 viktima nga Covid-19.
Burimi: www.france24.com |Përktheu dhe përshati: JOQ ALBANIA