Antonio Gallo, i njohur ndryshe me nofkën “Princi” në Ndrangheta, rezulton se prej tre vitesh ka një biznes në Shqipëri, ndërsa ortaku i tij ëhstë Henrik Baçi. Ky i fundit, është në listën e 47 të hetuarve nga antimafia italiane, ndërsa në Itali rezulton me “arrest shtëpie”. Ndërkohë, sipas një dokumenti të siguruar nga Report Tv, Baçi ka një biznes në Shqipëri si ortak me sipërmarrësin kalabrez Antonio Gallo në grupet e Ndranghetas, një person që kishte lidhje shumë të ngushta me drejtuesit më të mëdhenj të organizatës.
Biznesi në fjalë ndodhje në një prej zonave më të preferuara të Kryeqytetit, në ish-Bllok, biznes i cili vijon edhe sot aktivitetin. Sipas Report Tv aksionet Henrik Baçi ia ka dhuruar Saverio Brutto, politikan në zonën e Kalabrisë, duke e bërë shqiptarin bashkëpronar të 50% të kuotave të një biznesi në Itali. Biznesi konsiston në import-eksport, tregtim me shumicë dhe pakicë i veshjeve dhe tekstileve të ndryshme, pune profesionale veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe të ndihmës së shpejtë, të papërshkueshëm nga zjarri, veshje hotelesh edhe të tjera.
Ndërkohë, policia italiane ka zhvilluar ditën e djeshme një megaoperacion, duke vënë në pranga një grup të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Gjithashtu, mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.
