Plas sherri mes infermierëve/ Njëri prej tyre nuk pranon që të bëjë vaksinën anti-Covid

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.01.2021, 18:35

Ditën e sotme, është regjistruar një konflikt mes disa infermierëve i cili ka përfunduar në dhunë fizike, për shkak se njëri prej tyre nuk pranonte që të bënte vaksinën anti-covid. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Itali, në qendrën e mbledhjes së Casa della Salute dell’Asl në Cigliano, në provincën Verceli. Dy nga infermierët ishin pro vaksinës, ndërsa njëra prej tyre doli kundër. Ata dy u përpoqën ta bindnin gruan të vaksinohej kundër Covid, por ajo nuk pranoi dhe u zemërua, ndërsa kërkoi ndihmë nga burri i saj, pasi konflikti rezultoi në përplasje fizike. Sipas mediave të huaja infermierët denoncuan burrin e koleges së tyre për ndërprerje të shërbimit publik.

Burimi: www.today.it| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit