Rojet bregdetare ‘udhëhiqen’ nga e vogla e saj, zbulojnë kufomën e një balene 70 ton

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.01.2021, 17:22

Të enjten është zbuluar një kufoma e një balene e cila shihet nga zbuluesit si një ndër më të mëdhatë të gjetura në Mesdhe. Gjetjen e kufomës së gjallesës e kanë bërë të ditur rojet bregdetare italiane, të cilët e gjetën atë në brigjet e Italisë së jugut, konkretisht në afërsi të portit të Sorrentos, pranë Napolit. Rojet shprehen se gjetja e balenës së stërmadhe u bë falë udhëheqjes nga një balenë e vogël e cila shfaqte sjellje të çuditshme.

Pasi ndoqën balenën e vogël, zhytësit e Rojës Bregdetare zbuluan kufomën e balenës së madhe. Për ta tërhequr gjallesën e ngordhur që peshonte rreth 70 ton, është dashur dy anije patrullimi, dhe shumë kohë pasi moti nuk ka qenë favorizues. Roja bregdetare e transportoi më pas balenën e ngordhur nga Sorrento për në portin e Napolit, ku mbërriti të mërkurën. Shkaku i ngordhjes së balenës nuk dihet ende, teksa pritet edhe studimi i eshtrave nga ana e biologëve.

Burimi: voanews.com/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit