Një zjarr masiv shpërthen në Gostivar, inspektimet e para

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.01.2021, 16:12

Sot rreth orës 11.00, në SPB Tetovë, është raportuar për një zjarr që shpërtheu në një apartament të një ndërtese në Zonën e Shtatë të Gostivarit, në pronësi të 40-vjeçares J.H. nga Gostivari informon Tetovasot . Në këtë zjarr nuk ka patur persona të lënduar, kurse një nga banorët në katet e sipërme të ndërtesës ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes nga Gostivari të cilëve ju kanë arshur në ndihmë edhe pjestarët e policisë të cilët kanë aritur të evakuojnë reth 15 persona nga ndërtesa, zjarri është lokalizua plotësisht, kurse ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit