14 vdekje nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.01.2021, 15:33

14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

IKShPK njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç), njofton Klan Kosova.

Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383, thuhet më tej në njoftimin e IKShPK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit