Ambasada e Francës reagon: Institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.01.2021, 14:24

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se pret zgjedhje të standardeve ndërkombëtare më 14 shkurt.

Po ashtu, ambasada franceze ka folur edhe për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputet duke thënë se kjo çështje është ligjore dhe ka mundësi ankese, prandaj duhet lejuar të punojnë pa ndërhyrje, njofton Klan Kosova.

“Ne presim nga institucionet e Kosovës që të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”.

/klankosova

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit