Pezullimi me dy ndeshje vijon përsëri për Lionel Messin, refuzohet kërkesa e Barcelonës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2021, 14:24

Lionel Messi nuk do të jetë përsëri pjesë e Barcelonës në ndeshjen e ditës së dielë përballë Elche. Komisioni i Disiplinës në La Liga e ka dënuar me dy ndeshje pezullim yllin e Barcelonës, Lionel Messi pas kartonit të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Bilbaos. Messi mungi edhe mbrëmjen e kaluar në sfidën kundër Cornellas për “Kupën e Mbretit”. Barcelona kishte apeluar në komitetin e garës së federatës spanjolle të futbollit, por ata kanë hedhur poshtë argumentet e klubit katalanas dhe kanë mbajtur pezullimin me dy ndeshje. Sulmuesi do të jetë në gjendje të kthehet për ndeshjen e Barcelonës në mesjavën tjetër ku do të përballet me Rayo Vallecanon si mysafir dhe në këtë fazë luhet me vetëm një ndeshje, pra s’do të ketë ndeshje kthyese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit