Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria, reagon ashpër Moska: Provokim! Do kundërpërgjigjemi!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.01.2021, 10:58

Autoritetet ruse nuk e kanë pritur aspak mirë shpalljen non grata të diplomatit rus Alexey Krivosheev, nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri. Pas ambasadës ruse, ka reaguar zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë, Alexandër Grushko. Ai e ka cilësuar këtë veprim si një provokim dhe nuk do të rrinë pa u kundërpërgjigjur.

Grushko është shprehur:

Na vjen shumë keq, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje.

Dje, Shqipëria shpalli një diplomat rus persona non grata , duke e nxitur atë të largohej nga vendi brenda 72 orësh. Ministria e jashtme e vendit tha se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë Mikhail Afanasyev duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i ambasadës ruse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit