Shënoi dy gola me Atleticon, Suarez barazon rekordin e Messit në La Liga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2021, 10:42

Mbrëmjen e kaluar Atletico Madrid mori një fitore mëse të merituar në përballjen me Eibar. Ylli i kësaj ndeshjeje ishte uruguajani Luis Suarez i cili shënoi dy gola duke i dhënë fitore ekipit të tij me rezultatin 1-2. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1-1 me golin e parë nga Eibar dhe atë e shënoi Dmitrovic në minutën e 12-të të ndeshjes. Ndërsa Suarez barazoi këtë rezultat në minutën e 40-të te ndeshjes. Në pjesën e dytë Atletico ishte më e mirë dhe në momentin që ndeshja pritej të përfundonte barazim, atëherë në minutën 89 akordohet penallti për Atleticon, të cilën Suarez e shndërron në gol. Në këtë mënyrë, Suarez barazon Lionel Messi në krye të listave të La Liga me 11 gola. Uruguajani gjithnjë e më shumë duket si një lojtar që mund ta çojë skuadrën e tij drejt titullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit