Gjendet një predhë në Klos, forcat xheniere të Tiranës nisen me urgjencë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2021, 10:07

Një predhë luftarake është gjetur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Një banor i zonës ka pikasur predhën, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë lumit. Menjëherë sapo ka vënë re predhën, ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia lokale sakaq ka njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer. Sipas AbcNews, sapo kanë mbërritur forcat xheniere nga Tirana, është bërë shpërthimi i kontrolluar të predhës. Dyshohet se predha ka ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit