Shifra rekord të infektuarish me Covid në Spanjë, ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.01.2021, 02:18

Ditën e djeshme Spanja shënoi një numër rekord të infektuarish me Covid. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, u regjistruan 44.357 raste të reja. Por pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve, autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se situata mund të mbahet nën kontroll. Ndërkohë ministri spanjoll i Shëndetësisë Salvador Illa ka paralajmëruar se do të japë dorëheqjen javën që vjen për të bërë fushatë në zgjedhjet rajonale në Katalonjë. Kujtojmë se ministri edhe më parë pati deklaruar se do të jepte dorëheqjen për këtë arsye, por mesa duket ky vendim është përshpejtuar edhe për shkak të situatës kritike në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë.

Burimi: reuters |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit